Ndeshja më e shikuar në botë, Real Madrid – Barcelona e zhvilluar në Amerikë dha një emocion tejet të mirë për shikuesit.
Skuadra e Barcelonës doli triumfuese nga stadiumi amerikan, duke mposhtur ekipin e Madridit me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Takimi nisi ashtu siç ishte më së miri për një ndeshje miqësore, Lionel Messi shënoi për 1 me 0 qysh në minutën e 3-të të takimit. Pas vetëm pak minuta, katalunasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Ivan Rakitic.
Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me raste shënimi nga të dyja palët, prandaj ekipi i Zidanes, u rikthye në lojë duke shënuar dy gola me anë të Mateo Kovacic dhe Asensios.
Gjatë pjesës së dytë, u shënua vetëm një gol, e që ishte për Barcelonën. Golin e fitores e shënoi Gerrard Pique në minutën e 50-të.
Real Madridi dhe Barcelona do të takohen edhe më 13 gusht, për finalen e Super Kupës së Spanjës.
http://www.dailymotion.com/video/x5vanqh
http://www.dailymotion.com/video/x5vap48