SPRTK-ja e ka mirëpritur votimin për ligjin e ri të RTK-së sot në Kuvendin e Kosovës.
“Të nderuar kolegë të RTK-së, Kuvendi i Kosovës sapo miratoi në lexim të parë ligjin e ri të RTK-së dhe presim shumë shpejt të kalojë edhe në lexim të dytë. SPRTK e mirëpret votimin pro ligjit të ri të RTK-se nga ana e deputetëve të Kuvendit”, thuhet në komunikatë.
SPERTK-ja thotë se nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit për të mirën e Transmetuesit Publik në Kosovë dhe kolegëve tanë. SPERTK përshëndet reflektimin e deputetëve për ta përmirësuar situatën e rëndë në të cilën gjendet RTK-ja.
SPERTK thotë se tani e tutje RTK-ja dhe punonjësit e saj do të kenë kushte të mira për të zhvilluar punën e tyre profesionale.