Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës i ka bërë thirrje institucioneve dhe pronarëve të kompanive, sidomos të atyre ndërtimore që të kenë kujdes dhe ta ruajmë shëndetin e punëtorëve në këto temperatura të larta.
“Çdo lëndim apo edhe diçka më e rëndë, Sindikata e jonë do të akuzoj drejtpërdrejt këta aktorë për mosrespektimin e kushteve të punës. Mund të gjinden solucione të mjaftueshme që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta”, thuhet në një njoftim të kësaj sindikate.