Werder Bremeni e ka nisur me barazim (1-1) ndaj Hannover 96, ndeshjen e parë sezonale në Bundesliga.
Anësori shqiptar, Milot Rashica, nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u inkuadrua në pjesën e dytë.
22-vjeçari pati ndikim të madh në rrjedhën e takimit dhe ishte vendimtar që skuadra e tij mori një pikë.
Hannover krijoi epërsi me anë të Hendrik Weydandt (76′), ndërsa Werderi barazoi përmes Theodor Gebre Selassie (85′).
Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Rashica, i cili dërgoi një harkim fantastik në zonë, me ç’rast edhe Selassie shënoi me kokë.
Paraqitja e tij ka bërë që Spiegel ta përfshijë në formacionin më të mirë të javës së parë në sezonin 2018/2019 në Bundesliga.
Ai është përfshirë në katër nga pesë formacionet e publikuara nga media gjermane, të cilat jua sjellim më poshtë.