Spiegel e përfshin Rashicën në formacionin e javës në Bundesliga

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:05 | Nga

Werder Bremeni e ka nisur me barazim (1-1) ndaj Hannover 96, ndeshjen e parë sezonale në Bundesliga.

Anësori shqiptar, Milot Rashica, nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u inkuadrua në pjesën e dytë.

22-vjeçari pati ndikim të madh në rrjedhën e takimit dhe ishte vendimtar që skuadra e tij mori një pikë.

Hannover krijoi epërsi me anë të Hendrik Weydandt (76′), ndërsa Werderi barazoi përmes Theodor Gebre Selassie (85′).

Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Rashica, i cili dërgoi një harkim fantastik në zonë, me ç’rast edhe Selassie shënoi me kokë.

Paraqitja e tij ka bërë që Spiegel ta përfshijë në formacionin më të mirë të javës së parë në sezonin 2018/2019 në Bundesliga.

Ai është përfshirë në katër nga pesë formacionet e publikuara nga media gjermane, të cilat jua sjellim më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme