Spitalet në Sao Paulo pranë kolapsit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kryebashkiaku i qytetit më të madh në Brazil, Sao Paulos, ka thënë se sistemi shëndetësor në qytet është pranë kolapsit, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, shkruan BBC.

Bruno Covas ka thënë se spitalet publike të qytetit kanë arritur në 90 për qind të kapaciteteve dhe mund të mbushen plotësisht në dy javët e ardhshme.

Sao Paulo është një nga qytetet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi në Brazil, ku janë regjistruar 3000 të vdekur deri më tash.

Në fundjavë, Brazili e tejkaloi Spanjën e Italinë, duke dal në vend të katërt me numrin e të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë ka raportuar 7938 raste të reja në 24 orët e fundit, duke arritur totalin në mbi 241 mijë të infektuar. Vetëm SHBA-ja, Rusia dhe Britania e Madhe kanë më tepër të infektuar.

Numri total i të vdekurve në Brazil është mbi 16 mijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme