Spitali i Ferizajt bëhet me laborator të ri dhe emergjencë pediatrieke

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 19:21 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar të premten Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Ai nga afër ka vizituar hapësirat e rinovuar për laborator me paisje të reja, shërbimin e emergjencës pediatrike mr pediatri. Ai shoqërohej nga deputeti Elmi Reçica, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, z. Ardian Ferizi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë dhe dr. Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt.

Gjatë takimit, drejtori Zeqiri, ka njoftuar se ka qenë shumë i nevojshëm që Spitali ta ketë laboratorin e ri dhe hapësirat e rinovuara për emergjencën pediatrike dhe repartin e Pediatrisë.

Ai njoftoi se shumica e punëve janë kryer me donacione të donatorëve të ndryshëm, por një pjesë edhe nga buxheti i Spitalit.

Drejtori Sejdiu, i shoqëruar nga deputeti Reçica dhe kryetari Aliu, kanë vizituar hapësirat e rinovuara.

Ai ka shprehur përkrahjen e SHSKUK për Spitalin e Ferizajt, përfshirë edhe ndërtimin e objektit të ri të Spitalit, por edhe në paisjen me aparaturë të re dhe punëtorë të ri, sipas kërkesës së spitalit.

Të ngjashme