Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se Spitali i Gjakovës është bërë më rezervuar të oksigjenit.
Krasniqi tha se një nga sfidat më të mëdha të kësaj pandemie po zgjidhet.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se javën e ardhshme vazhdojnë edhe me Spitalin e Pejës e spitalet e tjera.
“Edhe Spitali i Gjakovës bëhet me rezervuar të oksigjenit Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie po zgjidhet. Pas Gjilanit, edhe Gjakova bëhet me rezervuar oksigjeni. Vazhdojmë pastaj javën e ardhshme me Spitalin e Pejës, dhe kështu me radhë për të gjitha spitalet e Kosovës. Profesionistët shëndetësorë do ta kenë punën më të lehtë, e pacientët sigurinë maksimale”.