Spitali i Gjakovës, ka bërë të ditur se po heq nga përdorimi bombolat me oksigjen, meqë sipas një njoftimi të fundit, pavarësisht numrit të madh të pacientëve me Covid-19 në repartet e tij, rezervuari me oksigjen të lëngshëm ka mjaftueshëm kapacitet.
Ky rezervuar sipas tyre, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm, përcjell Klankosova.tv.
”Spitali i Gjakovës pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës.