Spitali i Mitrovicës dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm “Dr Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë njofton se rreth orës 3:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës është sulmuar fizikisht infermieri me inicialet F.M.

“Në oborrin e spitalit kanë ardhur pesë qytetarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dalë jashtë objektit të spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar”, shkruan në reagimin e spitalit.

Sipas këtij spitali, pas refuzimit të infermierit për të dalë jashtë objektit, ai është sulmuar fizikisht.

Institucioni dënon ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor.

Të ngjashme