Maria Butina e cila u arrestua gjatë muajit prill nga autoritetet amerikane nën dyshimin se po kryente shërbime spiunimi, pritet të lirohet nga burgu për t’u kthyer në Moskë.
Kështu ka deklaruar ministria e Jashtme e Rusisë, në kanalin zyrtar të mesazheve, shkruan Reuters.
“Më 25 tetor, Maria do të transferohet nga burgu federal në Tallahassee të Floridës, në qendrën e migracionit në Miami, nga ku do të fluturojë për në Moskë në të njëjtën ditë”.
E dyshuara në fjalë u dënua me 18 muaj burgim pasi e pranoi fajësinë se ishte munduar të ndikojë një grup të të drejtave të armëve dhe të ndikojë mbi aktivistët konservatorë amerikanë.