Alnera Brahimi kualifikohet në finale të Evropianit për juniore

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Boksieria kosovare, Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Alnera shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 70 kilogramë.

Ajo synon ta fitojë edhe finalen dhe të shpallet kampione evropiane për të reja.

Por, për çdo rast, ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe epitetin e nënkampiones.

Të ngjashme