City e bën Sanchezin lojtarin më të paguar në Angli

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 10:54 | Nga

Gjatë kësaj vere ‘Gooners’ janë mjaft të shqetësuar për të ardhmen e Sanchez, pasi kiliani është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar dukej që Alexis do të qëndroj në Arsenal, por kjo do të bënte që ai të largohej verën e ardhshëm si një agjent i lirë.

Megjithatë sot mediat angleze “Mirror” the “The Sun” , raportojn se Manchester City janë ende në përpjekje për të nënshkruar me Alexis para 31 gushtit.

Sipas “Mirror” , City janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për sulmuesin 28-vjeçar. Ndërkohë “The Sun” flet për një rrogë rej 400,000 funta në javë.

Kontrata prej 21 milionë funte, do të bëntë Sanchezin lojtarin më të paguar në një bazë javorë prej 325,000 funtash plus 75,000 të të drejtave të imazhit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme