Giroud ishte pranë largimit nga Chelsea

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka pranuar se ishte pranë të largohej nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit. Mirëpo, ai insiston se do të jap çdo gjë nga vetja te Chelsea dhe qëllimi i tij është të jetë pjesë e Përfaqësueses së Francës në Evropianin 2020.

Giroud 33-vjeçar në afatin kalimtar të  janarit u kërkua nga Interi dhe Lazio.

“Unë isha pranë largimit. Por, nga 1 shkurti jam kthyer qind për qind te Chelsea dhe do të jap çdo gjë nga vetja deri në fund të stinorit. Synimi im është të luaj sa më shumë, pasi dua të jem pjesë e Evropianit 2020 me Francën”, ka thënë Giroud, përcjellin mediumet angleze.

Giroud ishte rezervist të hënën në humbjen 2:0 që Chelsea e humbi nga Manchester Unitedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme