Gramoz Vokrri tregon se ku do dëshironte që të vendosej shtatorja e Fadil Vokrrit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Dje, në dy vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar dhe ish Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, sot është zbuluar buceta fituese e shtatores së Vokrrit.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Shtatorja pritet të jetë gati kah fundi i muajit shtator ose fillimi i muajit tetor, teksa për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, për ‘Zërin’ ka thënë se nëse do pyetej ai, këtë shtatore do ta vendoste prapa tribunës perëndimore të stadiumit.

“Sa i përket vendosjes, nëse do të pyetesha unë personalisht do ta vendosja prapa tribunës perëndimore të stadiumit “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse lejojnë kushtet. Mendoj se do të ishte një imazh i mirë për stadiumin” – ka deklaruar Gramoz Vokrri

Të ngjashme