Ismet Munishi e përgëzoi dje Nuzën: Ka bërë referim shumë të mirë

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Ballkanit dje ka shënuar një fitore të thellë ndaj Dukagjinit në udhëtim 1-5, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Superligës.

Ballkani në këtë duel nuk lejoi befasi, duke fituar ndaj Dukagjinit dhe duke vazhduar me serinë pozitive, drejt Europës dhe ndjekjes së titullit.

Pas takimit të djeshëm, Ismet Munishi kishte edhe disa fjalë për gjyqtarin kosovar, Genc Nuza – të cilin e përgëzoi për referim korrekt.

“E falënderoj Genc Nuzën, i cili është referi më i miri. Ai ka bërë një referim shumë të mirë në këtë ndeshje”, tha Munishi pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

Vlen të theksohet se Munishi shpesh ka dhënë kritika për gjyqtarët, por dje siç duket ishte tejet i kënaqur me referimin e gjyqtarit më të mirë kosovar, Genc Nuza.

Të ngjashme