Juventusi kërkon Pogban si huazim me të drejtë të blerjes

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori francez nuk është i kënaqur te Djajtë e Kuq dhe dëshiron një skuadër të re.

Juventus dhe Real Madrid janë dy ekipet më të interesuara për të, duke mos e harruar edhe kampionin e Francës, Paris Saint Germain.

Zonja e Vjetër ka kërkuar huazimin e Paul Pogbas në janar për gjashtë muaj me detyrim blerje në fund të sezonit.

Kampioni në fuqi i Italisë synon që në qershor të paguaj deri në 70 milionë euro për Pogban, ose ta shkëmbejë atë me Paulo Dybalan.

Nga ana tjetër Juve ka konkurrencë të madhe Real Madridin, pasi Los Blancos janë gati ta shkëmbejnë francezin me Eden Hazard.

E ardhmja e Pogbas duket gjithnjë e më larg Unitedit dhe Djajtë e Kuq duan vetëm që të fitojnë sa më shumë nga largimi i francezit. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme