Mertens e vazhdon kontratën me Napolin

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Dries Mertens më në fund ka nënshkruar kontratë të re me Napolin, e cila do ta mbajë atë në klub për edhe dy vjet të tjera.

Sulmuësi belg nënshkroi të mërkurën pasdite, pak orë para se Napoli të takohet me Juventusin në finale të Kupës së Italisë.

Pas muajsh thashetheme dhe pasigurie rreth të ardhmes së tij, Mertens nënshkroi deri në vitin 2022.

“Jam i lumtur që jemi bashkë për një kohë të gjatë. Rrofsh Dries!” shkroi në Twitter presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.

Mertnes do të jetë në Napoli deri në vitin 2022, por e ka një opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një vjet tjetër.

Anësori i refuzoi klubet si Interi dhe Chelsea për të mbetur në San Paolo.

33-vjeçari iu bashkua Napolit nga PSV-ja në vitin 2013 dhe tani është golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 122 gola dhe 73 asiste në 310 ndeshje.

Të ngjashme