Nadal triumfon dhe kalon në gjysmëfinale

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 15:19 | Nga

Rafael Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të turneut të Romës, teksa mposhti me rezultatin 2-1 me sete, 4-6, 6-1 dhe 6-2 tenistin vendas, Fabio Fonigni.

Nadal u duk në vështirësi në setin e parë, pasi humbi plot pesë gejme radhazi, dy me shërbimet e tij, duke u dorëzuar 4-6, edhe pse kryesonte 4-1.

Megjithatë numri 2 në botë arriti të shfaqej me propotencë në dy setet pasardhëse, me Fogninin që u dorëzua pa kushte, duke marrë në total vetëm 3 gejme.

Nadal do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Djokovic-Nishikori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme