Ndeshja me Malin e Zi, Dardanët premtojnë mbështetje të flaktë për Kosovën

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Të hënën me 14 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova pritet të përballet me Malin e zi.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020.

Dardanët kanë premtuar se do t’i përkrahin djelmoshat kosovarë prej sekondës së parë e deri në fund.

“Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës”.

“Me besimin në djelmoshat tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin plotë të Dardanëve në Facebook.

Të ngjashme