Nxehtësia, pengesë e madhe për ngjarjet testuese të “Tokio 2020”

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ngjarjet që mbahen një vit para Lojërave Olimpike supozohet se janë teste për shpresat olimpike, për qytetin nikoqir dhe për federatat sportive ndërkombëtare përgjegjëse për garat.

Ngjarjet e kësaj vere në Tokio kryesisht kanë qenë teste se si të menaxhohet nxehtësia. Të enjten, gara e triathlonit në konkurrencë të femrave u shkurtua për shkak të temperaturave të rrezikshme për shëndetin, shkruan NYT, përcjell Koha Ditore.

Zyrtarët e Tokios kishin shtuar stacione shtesë të ujit dhe staf mjekësor çdo 500 metra në shtegun e vrapimit, shtuan më tepër zona me kondicioner për sportistët para dhe pas garës dhe po ashtu dushe masive të akullit për garuesit afër vijës së finishit.

Mirëpo, u parashikua nxehtësi tepër ekstreme për të mbajtur garën e plotë.

Në orën 3:30 të mëngjesit, përfaqësuesit dhe delegatët u takuan për të matur kualitetin e ujit, temperaturën e ujit dhe për të biseduar për parashikimin e motit gjatë ditës. Takimi nuk ishte diçka jashtë të zakonshmes. Temperatura e ujit dhe kualiteti duhet të testohen për të garantuar sigurinë e sportistëve gjatë notit, sipas rregullave të Unionit Ndërkombëtar të Triathlonit (ITU).

Kualiteti i ujit ishte brenda limitit të pranueshëm. Temperatura e ujit ishte 30 gradë celsius, pak nën temperaturën prej 31.6 gradë celsius që llogaritet tepër e ngrohtë për të garuar.

U konstatua se gjatë seancës së vrapimit temperatura do të jetë tepër e lartë dhe e rrezikshme. Kështu që u vendos që pjesa e vrapimit të zvogëlohet nga 10 kilometra në 5.

Më pak se tri orë para fillimit të garës, sportistët dhe trajnerët morën një e-mail ku u njoftuan për shkurtimin e distancës së vrapimit.

Të ngjashme