Rodgers ka treguar se është shëruar nga koronavirusi

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers ka treguar se ai ishte infektuar por ndërkohë edhe u shërua nga koronavirusi. Ai thotë të jetë infektuar pak kohë pas pezullimit të Premier Leagues në mars, por këtë e ka bërë të ditur vetëm të premten.

Rodgers e ka krahasur përvojën me koronavirus me atë të ngjitjes në Kilimanxharo, ndërsa ka treguar se kishte vështirësi për të lëvizur në distancë të vogël. Ai po ashtu kishte humbur ndjenjën e të shijuarit për tri javë.

47-vjeçari Rodgers është bërë trajneri i dytë i Premier Leagues, pas Mikel Artetas së Arsenalit, që pranon të jetë prekur nga COVID-19. Gruaja e Rodgersit, Charlotte, po ashtu ishte me koronavirus.

“Unë dhe gruaja ime ishim me koronavirus menjëherë pasi edicioni u ndërpre. Nuk kam pasur forcë dhe vërtetë kam luftuar. Gruaja ime po ashtu. Jemi testuar dhe të dy e kemi pasur atë. Mezi kam ecur. Më ka rikujtuar ngjitjen në malin Kilimanxharo, sa më lart që ngjiteni aq më të vështirë e keni klimatizimin, merrni frymë më vështirë. Kisha vështirësi për të ecur edhe disa metra. Dola për ecje dhe nuk mund të bëja këtë. Jam ndier vërtetë i plogësht, nuk kam pasur oreks dhe për tri javë nuk i kam shijuar ushqimet”, ka treguar Rodgers për BBC.

Tre lojtarë të Leicesterit ishin izoluar me simptoma të koronavirusit, pak para se Premier League të pezullohej më 13 mars. Fitorja 4:0 e Leicesterit ndaj Aston Villas më 9 mars ishte ndeshja e fundit e Premier Leagues që u luajt.

Premier League vazhdon më 17 qershor, kur synim mbetet që ndeshjet të luhen në shtëpi dhe udhëtim.

Të ngjashme