Thyen këmbën, ja pamjet horror të dëmtimit të Hayward (Video)

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 10:30 | Nga

Fati i keq e përndjek që në start. Vetëm 6 minuta luajti Gordon Hayward në ndeshjen mes Cleveland dhe Boston, sepse pas 6 minutash mbi parket, ylli i Celtics pësoi një dëmtim “horror” që e detyron ti thotë lamtumirë pa e nisur ende këtë sezon. Gordon Hayward ra keq pas një dyluftimi për topin me Lebron James, duke thyer këmbën e majtë.

Fillimisht stafi mjekësor i Bostonit deklaroi se Hayward kishte pësuar frakturë në gju por më pas u vërtetua se 27-vjeçari nga Indianapolis i cili këtë verë bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Utah Jazz te Boston Celtics kishte thyer këmbën e majtë. Se sa kohë do ta zgjasë riaftësimi i tij nuk dihet, me skuadrën më të titulluar të NBA që humbet pa nisur mirë sezoni i ri një nga basketbollistët e saj më të mirë.

https://youtu.be/ZTY_4U_X9lc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme