Zbardhen shkaqet e vdekjes së Astorit, dy mjekë hetohen për “vrasje me paramendim”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar 9 muaj që kur ndërroi jetë kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori.

Tani rreth kësaj ngjarje kanë dal fakte tronditëse.

Sipas medieve italiane, mbrojtësi italian kishte kryer elektro-kardiogramën në korrik të 2016-ës, për të marrë certifikatën e aftësisë sportive dhe në të ishte konstatuar një ekstrasistolë në dy morfologji, një tregues se “kutia elektrike” e zemrës nuk funksiononte siç duhet.

Pyetja që ka ngritur Prokuroria italiane në këtë rast është nëse duhej certifikuar Astori për të luajtur futboll, apo duhej ndalur. Ekspertët thonë se në rast të një konstatimi të tillë, urdhërohet kryerja e të tjera ekzaminimeve, për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me sëmundje vdekjeprurëse të zemrës.

Në fakt Astori vuante nga një formë fillestare e kardiomiopatisë aritmogjene të barkushes së djathtë, e cila vret në mënyrë progresive qelizat miokardit, duke zëvendësuar ato me qelizat e yndyrës dhe fijor që mund të pengojnë funksionimin normal të zemrës dhe të shndërrohen në sëmundje vdekjeprurëse.

Po sipas medieve italiane, Prokuroria e Firences po heton për “vrasje me dashje” dy mjekë italianë, që vijnë nga strukturat publike, të ngarkuara për certifikimin e futbollistëve, në lidhje me aftësinë e tyre për të ushtruar sport, shkruan supersport.al.

Davide Astori u gjet i vdekur mëngjesin e 4 Marsit të këtij viti në një hotel në Friuli, ku skuadra e tij Fiorentina kishte udhëtuar për të luajtur në atë mesditë sfidën me Udinesen. Ndarja nga jeta e Astorit bëri që të shtyheshin ndeshjet e kampionatit italian, ndërsa të nesërmen në homazhe morën pjesë mijëra njerëz nga bota e sportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme