Sporti është ambasadori më i mirë i një shteti, thuhet në Konferencën e Ambasadorëve

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 16:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Konferencës së katërt të Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, paneli i radhës diskutoi për temën “Fuqia e butë dhe Diplomacia 2.0: ambasadorët e kulturës dhe sportit”.

Në këtë panel pikëpamjet e tyre i paraqiten ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, Amir Rrahmani, futbollist i përfaqësues së Kosovës si dhe gazetarë të medieve nga Kosova e Maqedonia.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri tha se pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ishte një proces mjaft i vështirë, por tashmë i janë hapur rrugët të gjithë sportistëve që të tregojnë talentet e tyre.

Ai tha se tanimë është bindë se sporti është ambasadori më i mirë për një shtet dhe komb, raporton Ekonomia Online.

“Pavarësisht partive politike i kam dëgjuar të gjithë që kanë thënë se sporti është ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës, e për këto jam bindë sepse pranimi ynë në instanca ndërkombëtare ka qenë aq i vështirë sa që e kam kuptuar që përnjëmend sporti qenka ambasador”, tha Vokrri.

Gazetari Adriatik Kelmendi tha se është mrekulli që nga një vend që ende vazhdon të jetë i izoluar, të dalin yjet nga të gjitha fushat e sportit.

Ai tha se përderisa Kosova në aspektin politik dhe diplomatik ka ngelur, sporti dhe muzika kanë hyrë fuqishëm në konkurrencë ndërkombëtare.

“Dikush që ka jetuar në njërën prej shteteve më të izoluara në Evropë po ia del që të hy në konkurrencë dhe të merret si shembull i stilit, i trendit të fundit muzikorë në nivele muzikore. Politika, diplomacia kanë sjell Kosovën në stadin të cilën e kemi tash”, tha Kelmendi.

Amir Rrahmani, mbrojtësi që deri sa Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA luante për kombëtaren e Shqipërisë, tha se e ka parë obligim që të kthehet dhe të vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

“Kosova njëjtë si unë kishte nevojë për ndihmë dhe vendosa me luajt për Kosovën. Unë jam nga këtu dhe dihet besoj që kjo është arsyeje e fort”, tha Rrahmani.

Të ngjashme