Gjakova e ka bërë një ekip të mirë të basketit këtë vit. Vllaznimi po luan mirë. Salla e sportit në Gjakovë është full sot, kur po garon më Trepcën. Sport në përgjithësi, e basketi në vecanti, janë lami me shumë potencial për Kosovën. Ne nuk kemi ekosistem për me prodhu mikrocipa dhe makina elektrike, por për sport mundemi shko kogja larg viteve të ardhshme.
Krahas talentit, na nevojiten edhe dy intervenime: (a) infrastruktura dhe (b) lidhja e sportit me bizneset. Sporti mundet me shërby edhe për argëtim të qytetarëve dhe të jetë e lavërdishme. Gjatë verës kam përmendur edhe festivalet si mjete të zhvillimit lokal, por sporti ka potencial të madh. Ne nuk duhet me hup këtë momentum.
Viteve të ardhshme kanë mu investu dhe ndërtu dhjetëra objekte sportive. Infrastruktura e sportit deri në vitin 2030 ka me u modernizu mirë. Psh në Mitrovicë, përpos stadiumit Adem Jashari, edhe stadiumi tjetër Riza Lushta ka me u renovuar dhe modernizuar.
Gjatë viteve të ardhshme nëse e ndërlidhimi mirë sportin me biznes dhe investojme në infrastrukture, kemi mundësi deri 10% me rritë ekonominë tonë vetëm nga kjo. Këto 1 milairdë rritje në vit janë shumë domethënëse për mijëra biznese familjare dhe të vogla nëpër komuna. E mrekullia e kësaj është që, për kthim, qytetarët e familjet argëtohen nga sporti dhe kënaqen. Një win-win gjendje që jam optimist kemi me shfrytëzu viteve dhe dekadave të ardhshme.