Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë, nëse Washingtoni lejohet të hyjë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ky informacion u plasua nga Sputniku rus, duke thënë se lajmi nuk është vetëm tek përfshirja e SHBA-ve në negociatat e Brukselit, por edhe te ringjallja e idesë për emërimin e një të dërguari të posaçëm për Ballkanin.
“Qëllimi është i qartë – kontrolli amerikan i Rusisë përmes duarve të të fuqishme në Kosovë dhe Bosnjë, prapa shpinës së Serbisë. Është një lloj monitorimi amerikan. Ata nuk do të ndërhyjnë drejtpërdrejtë në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por do t`ia linin të gjitha Brukselit, e cila ka diçka për t’i ofruar të dyja palëve deri në fund të procesit, anëtarësimin e Beogradit në BE dhe kandidaturën e Prishtinës për anëtarësim”, raporton Sputnik.