Ekonomia Online
FUNDIT

Ngjarjet e ditës: 10 nëntor 2026

Ngjarjet e ditës: 10 nëntor 2026

09:00

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:30

Mbahet në mungesë seanca e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarit në rastin e vrasjes së Diana Kastratit. (Gjykata Themelore në Prishtinë)

10:00

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)

10:00

Komisioni Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion bënë shqyrtimi në parim të Projektligjit për efiçiencë të energjisë si dhe raportimin e raportimt të anëtareve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, lidhur me gjendjen në këtë institucion (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)

10:00

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur mban takim me organizatat e licencuara për mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)

10:45

Grupi Parlamentar i Aleancës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkursin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)

13:00

Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport formon Grupet punuse për: Projektligjin nr.11/L-019 për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)

Të ngjashme