Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj do të garojë për medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në repasazh, Zekaj triumfoi ndaj garuesit nga Serbia, i cili u ndëshkua me tri penalizime dhe u diskualifikua, raporton Klankosova.tv. Për medaljen e bronztë, Zekaj do të përballet me Pierre Ederer […]
Shpati Zekaj mposht serbin, tani synon medaljen e bronztë në Sarajevë

Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj do të garojë për medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në repasazh, Zekaj triumfoi ndaj garuesit nga Serbia, i cili u ndëshkua me tri penalizime dhe u diskualifikua, raporton Klankosova.tv.
Për medaljen e bronztë, Zekaj do të përballet me Pierre Ederer nga Gjermania.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës, e cila i ka uruar suksese xhudistit kosovar në luftën për medalje.











