Sqarim nga Komuna e Drenasit

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:45 | Nga

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, për hirë të transparencës dhe llogaridhënies, ju bëjmë me dije se që nga fillimi i këtij viti ( siç ju kemi njoftuar me kohë ), tani të gjitha njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënie të kontratës, njoftimi për nënshkrimin e kontratës dhe njoftime të tjera për palët kontraktuese, publikohen në platformën digjitale E-prokurimi (KRPP) e cila është online dhe secili qytetarë përmes kërkimit të avancuar mund të njoftohet për të gjitha procedurat që janë të udhëzuara ne gjuhën shqipe dhe të lehta për t’u qasur, më poshtë do keni edhe linkun e kësaj platforme.

Disa individ, për qëllim denigrimi, propagandistike, komerciale e politike, janë duke u munduar të humbin imazhin e Komunës, kinse kjo e fundit nuk ka transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve. Këto veprime individësh, që i shfrytëzojnë përmes rrjeteve sociale, mundohen të vejnë në huti qytetarin, pasi që zgjedhjet lokale tashmë janë shpallur, dhe shfrytëzojnë demagogji politike e shpifje, vetëm për të përfituar vota.

Komuna e Drenasit, për disa vite rresht, është renditur një ndër të parat sa i përket transparencës e llogaridhënies dhe ka marrë çmime për përformancën me të mirë komunale. Ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor) janë pranuar 33 kërkesa për qasje në dokumente publike nga kërkues të ndryshëm, dhe të gjitha kanë qenë të qasshme. Përpos që në platformën digjitale E-prokurimi, publikohen të gjitha njoftimet e prokurimit, Komuna ka ueb faqen zyrtare, ku publikohen; njoftime, konkurse, dokumente, lajme, rregullore, vendime, raporte dhe çdo dokument tjetër zyrtarë. Ne këtë ueb faqe, ne fund të saj gjinden edhe linçe tjera ku qytetarët mund të lidhen direkt për t’u njoftuar për së afërmi me projekte, buxhetin komunal, shtrirje të kanalizimit, ujësjellësit, rrugëve dhe projekte të tjera që janë në shërbim të qytetarëve. Në këtë ueb faqe është i publikuar platforma digjitale e mbështetur nga Instituti GAP, ku qytetarët njoftohen për ndarjen e shpenzimeve komunale, është i publikuar sistemi elektronik i adresave përmes GEOportal, ku qytetarët njoftohen për detajet e metrave të investuara që nga pas lufta, përmes Institutit për Politika Zhvillimore, INDEP është vegëza e platformës digjitale INVESTOMETRI që përmes saj janë të gjitha informatat e projekteve ku fillimisht shfaqet harta dhe në gjilpërat e saj janë sqarimet se si është faza e projektit, e që po ashtu është e publikuar edhe lista e projekteve. Në ueb faqe po ashtu mund të aplikoni online për marrjen e dokumenteve personale e aplikimin online qytetarët e kanë edhe për faturën e tatimit në pronë, kurse në hyrje të objektit të Komunës është i vendosur edhe aparati i cili shërben për qytetarët dhe është në dispozicion për 24 orë.

Ueb faqja zyrtare e Komunës së Drenasit, sikurse edhe rrjeti social i Facebook-ut, asnjëherë nuk është përdorur dhe nuk do të përdoret për qëllime politike, por për t’i shërbyer qytetarëve me informacionet e nevojshme rreth interesave jetike të tyre.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ne me poshtë do ju sjellim edhe një herë të gjitha vegëzat ( linçet ) ku ju mund të informoheni rreth secilës çështje që juve ju intereson. Do keni linkun e E-prokurimit, GEOportal-it, INVESTOMETRI, shpenzimet komunale, aplikimin online për marrjen e dokumenteve personale dhe aplikimin e faturës së tatimit në pronë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme