31-vjeçari ka qenë sërish cak i kritikave, pasi u la jashtë skuadrës së “Topçinjve” për disfatën e tyre me rezultat 1:0 kundër Sheffield Unitedit.
Legjenda Charlie Nicholas beson se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk do ta kthejë në skuadër Mesut Ozilin pasi që etika e tij e punës gjatë seancave stërvitore s’është e kënaqshme.
Përderisa Emery e ka theksuar vazhdimisht se ai i beson mesfushorit të tij, ai e ka lënë 31-vjeçarin jashtë skuadrës për ndeshjen e së hënës, të cilën “Topçinjtë” e humbëm me rezultat 1:0 kundër Sheffieldit, në kuadër të Premierligës.
Edhe pse takimi i Ligës së Evropës me Vitorian në Emirates të enjten mund të jetë rasti i përsosur për ta riintegruar në skuadër ish-yllin e Real Madridi, Nicholas beson se Ozili do të qëndrojë jashtë formacionit të parë edhe më tutje.
“A do ta kthejë ai Ozilin në këtë situatë? Mendoj se Unai Emery e di se Ozili nuk punon mjaftueshëm në stërvitje, kështu që nuk po i jep hapësirë atij të luajë për skuadrën”, ka thënë ish-sulmuesi skocez.
“Ai është ende në skuadër, kështu që unë do t’i jepja minuta lojë”.
Emery pritet të bëjë ndryshime të shumta në skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten. Lojtarët si Kieran Tierney dhe Hector Bellerin pritet të kthehen në skuadër, pas lëndimeve të tyre.
Ndërkohë, Ozili nuk është përballur me lëndime, mirëpo ka luajtur vetëm 142 minuta këtë sezon, gjysma e tyre në ndeshjen kundër Nottingham Forestit në kuadër të Carabao Cup, ndeshje kjo në të cilën ai e mbajti shiritin e kapitenit.
Paraqitja e tij e vetme në Premierligës këtë sezon ishte në ndeshjen si mysafirë kundër Watfordit, në të cilën ai luajti 77 minuta në barazimin 2:2. Përndryshe, ai s’ka qenë shpeshherë as në stol.