SRNA shpërndau lajm të rremë se kishte votim unanim kundër njohjes së Kosovës nga Bosnja

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Lajmeve e Republikës Serbe (SRNA) në Bosnje e Hercegovinë, publikoi një pretendim ku thuhet se “tre anëtarët e Presidencës së BeH votuan kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Disa media gjithashtu raportuan se Presidenca “mori një vendim unanim për të mos njohur Kosovën”.

Transkriptimi i sesionit të Presidencës së këtij shteti zbulon se asnjë nga këto pretendime nuk janë të vërteta.

Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës më 17.09.2020 mbajti mbledhjen e rregullt në të cilin tre anëtarët e trupit votuan mbi një projektvendim që Bosnje dhe Herzegovina të njohë pavarësinë e Kosovës. Vendimi u propozua nga Zheljko Komshiq, anëtar kroat i presidencës, i cili, së bashku me Shefik Xhaferoviq, anëtar boshnjak i presidencës, votuan pro këtij projektvendimi. Ndërsa Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës, votoi kundër. Meqenëse nuk pati konsensus të mjaftueshëm për të miratuar vendimin e propozuar, iniciativa e anëtarit kroat dhe atij boshnjak për ta njohur Kosovën dështoi në mbledhjen e 15 tetorit, raporton Hibrid.info.

Seanca filloi në 1 pasdite atë ditë dhe Agjencia e Lajmeve e Republikës Serbe (SRNA) publikoi një artikull pak para orës 3 pasdite duke pretenduar se tre anëtarë të Presidencës së BiH ishin “unanimisht kundër njohjes së Kosovës dhe Metohisë”:

DODIK, DZAFEROVIQ DHE KOMSHIQ UNANIMISHT KUNDR NJOHJES SË KOSOVËS

Sipas Srna, në seancën e sotme, anëtarët e Presidencës së BeH, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, së bashku me anëtarin serb të Presidencës, Milorad Dodik, votuan kundër njohjes së vetëshpallur Kosmet.

Ky lajm i pretenduar u transmetua, ndër të tjera, edhe nga portalet si Kurir, Alternativna TV, Informer, Banja Luka (.net), Bljesak, Telegraf, Tanjug, Pink, Nezavisne, Pink, Avaz, Radio Sarajeva, Kosova në internet, portal BL, Krupljani, Srpska info, Infosrpska, Pravda dhe RTS.

Pas mbledhjes së Presidencës, Milorad Dodik mbajti një konferencë për shtyp në 4 pasdite të po asaj date (15 tetor), e cila u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e Radio Televizionit të Republikës Serbe  (RTRS) dhe në faqen e lajmeve RTRS në Facebook.

Dodik u tha gazetarëve se “BeH nuk e njohu Kosovën”, që do të thotë se Presidenca e BeH “refuzoi vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës”. Sidoqoftë, në kundërshtim me pretendimin në artikullin e agjencisë SRNA, ku thuhet se vendimi u mor “unanimisht”, Dodik tha se ai votoi kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se Xhaferoviq abstenoi, kurse Komsiq nuk votoi fare.

Komshiq nuk votoi, anëtari boshnjak Shefik Xhaferoviq abstenoi, unë isha kundër, që do të thotë se BeH nuk e njohu Kosovën e vetëshpallur – shpjegoi Dodik.

Vetë deklarata e Dodik-ut ishte si shkak që të hulumtohej raportimi i agjencisë së lajmeve SRNA. Sipas hulumtimit të platformës boshnjake për kontrollim të fakteve “raskrinkavanje.ba”, rezulton se raportimi i SRNA-s ishte i pavërtetë dhe nuk përkonte me atë çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Fakte tjera që ndeshen me këtë raportim të SRNA-s janë deklaratat e dy anëtarëve tjerë të Presidencës boshnjak, Xhaferoviq dhe Komshiq.

Xhaferoviq gjatë prononcimit të tij për media tha se anëtari kroat i Presidencës, Komshiq, kërkoi që të shtyhet votimi rreth votimit për njohje të Kosovës, por se një gjë të tillë e kishte kundërshtuar Dodik.

Unë nuk e kam vendosur sot atë pikë në rendin e ditës si dhe kërkova konsulta me anëtarët e Presidencës, sepse është plotësisht e qart, se nuk ka njohje të Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina derisa të arrihet në konsensusi në BeH. Z. Komshiq tërhoqi atë pikë në rendin e ditës, por në fund Z. Dodik votoi kundër, ndërsa Z. Komshiq dhe unë nuk votuam fare sepse menduam se nuk kemi asgjë për të votuar dhe kështu përfundoi pika në rendin e ditës.

Gjithashtu edhe kabineti i Zhelko Komshiq-it mohoi që presidenca “njëzëri refuzoi njohjen e Kosovës” dhe konfirmoi se vetëm Dodik votoi për këtë vendim, ndërsa dy anëtarët e tjerë nuk votuan fare. Duke komentuar pretendimet e Dodik rreth vendimit, kabineti i Komshiq tha se “nuk ka vendim”.

“Kjo është një rrenë. Vetëm dodik ka votuar. Komshiq dhe Xhaferoviq nuk kanë votuar fare”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme