Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.
“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.