Sporting Lisbon raportohet se po përgatitet të emërojë stadiumin e tij me emrin e Cristiano Ronaldos, sapo ky i fundit të pensionohet.
Fituesi i pesëfisht i “Topi të artë” ka filluar karrierën në akademinë e të rinjve të Sportingut, ku ishte futur në skuadrën e parë në sezonin 2002/2003, për t’u transferuar pastaj te Manchester United.
Sportingu është duke rindërtuar stadiumin e tyre, dhe emri i tij mund të jetë “Cristiano Ronaldo”.
Është një teori që ne nuk do ta mbajmë në raft dhe padyshim se ne jemi shumë krenarë që emri i tij lidhet me ne”, ka deklaruar Verandas, ish drejtori i stafit të medicinës te Sporting, shkruan Daily Mail përcjellë Klan Kosova.
“Cristiano është dhe gjithmonë do të jetë një nga simbolet më të mëdha në historinë e klubit tonë”.
“Ne tashmë po i ruajmë vlerat e tij në muret e akademisë rinore, duke u përqendruar në pasionin, sakrificën, disiplinën, udhëheqjen dhe vendosmërinë”.
“Cristiano është padyshim lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave”.