Stafi i Gërvallës mbajnë kurse për ta mësuar anglishten bazike, koha e tashme e kryer dhe e kryera e thjeshtë

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka privilegjuar disa diplomatë për t’ua mësuar njohuritë bazike në gjuhën angleze. Udhëheqësit e departamenteve me nam në MPJD, kryesisht staf i ish-Ministrisë së Diasporës, po kryejnë kurse për ta mësuar “Present Perfect” (koha e tashme e kryer)  dhe “Past Simple” (e kryera e thjeshtë).

Demokracia ka siguruar disa shkëmbime e-mailesh, ku diplomatët e privilegjuar figurojnë të jenë Ragip Zejnullahu, udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit për Planifikim të Politikave, Hamdi Berbatovci, zyrtar në MPJD, Vigan Berisha, zyrtar përgjegjës për sinjalizim, Elbasane Berisha-Kryeziu, zyrtare në MPJD, etj.

Përveç “Present Perfect” dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar).

Në këta e-maile po ashtu figurojnë linqe për parapërgatitje përpara “testit final” për njohuri bazike në gjuhën angleze.

Të ngjashme