Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po përkrahet fuqishëm edhe nga Stanoci i Epërm.
Aktivistët e PDK-së, Ramë Cakaj dhe Sami Cakaj e shumë të tjerë iu bashkuan kandidatit për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
Postimi i plotë:
Në Stanoc të Epërm ish aktivistët e PDK-së Ramadan Cakaj, Sami Cakaj, e shumë të tjerë na u bashkuan sot në rrugëtimin tonë që Vushtrria të jetë e barabartë për të gjithë.
Bashkë me Dr. Agim Bregaj e Ismajl Cakaj ishim sot sërish në lagjen Cakaj. I jam mirënjohës Danit e Samit dhe secilit që po na ofron mbështetje të pakusht.
Vazhdojmë #4 +