Statistikat e Messit për këtë sezon i lënë shumë prapa ato të Ronaldos

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi i ka lënë kundërshtarët e tij shumë prapa, sa i përket golave dhe asisteve të bëra gjatë ndeshjeve të këtij sezoni.

Argjentinasi 31-vjeçar ka kontribuar në 55 gola këtë sezon, ose duke shënuar, ose duke asistuar. Ndërsa, pas tij radhitet pikërisht rivalit i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo, me 36 gola dhe asiste këtë sezon.

Raheem Sterling i Manchester Cityt është vetëm një gol apo asist pas portugezit, me 35 kontribute për skuadrën e tij, ndërsa në pozitën e katërt radhitet Karim Benzema i Real Madridit, me 30.

Kapiteni i Barcelonës e dëshmoi talentin e tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lyonit, ku me dy gola dhe dy asiste ia siguroi katalonasve një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe fitoren me rezultat 5:1.

Përkundër që tani është 31-vjeçar, Messi i dominon pothuajse të gjitha statistikat e këtij sezoni. Ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, në Ligën e Kampionëve. Ka më së shumti asiste në La Liga, më së shumti asiste dhe më së shumti gola në top pesë ligat e Evropës.

Tetë klubet që do të përballen në fazën e çerekfinaleve janë: Liverpooli, Ajaxi, Manchester Unitedi, Porto, Tottenhami, Juventusi, Manchester City dhe Barcelona

Shorti për çerekfinale do të mbahet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës, të premten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme