Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian e kanë vlerësuar aktivitetin e Qeverisë për të përmbushur të gjitha kriteret, përfshi përforcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Statovci ka thënë se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa e ka quajtur motiv për të ecur përpara drejt sukseseve tjera.
“Institucionet e BE-së kanë vlerësuar pozitivisht aktivitetin serioz të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret, përfshi përforcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kosova vazhdon misionin e saj integrues në strukturat veri-atlantike-perëndimore. Ky është një motivacion që të mos ndalemi, por të ecim përpara drejt sukseseve tjera integruese të shtetit tonë”, ka shkruar ajo.