Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, që u mbajt sot në Prishtinë, nën organizimin e The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Në kuadër të këtij evidenti, Statovci ka takuar ish-ndihmëssekretarin e ShBA-së, Wess Mitchell.
Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë, energjia dhe rritja e çmimeve ishin disa nga temat në këtë Samit.
“Sot mora pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, organizuar nga Economist Impact, e ku pjesëmarrës ishin liderë vendorë e ndërkombëtarë. Në kuadër të këtij eventi, takuam dhe Wess Mitchell, ish-ndihmës sekretar i SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, institucionet kosovare kanë e kanë dëshmuar veten si një partner i besueshëm dhe aleat besnik i shteteve demokratike.
“Pushtimi rus në Ukrainë, energjia dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në problematika të shumëfishta, ishin disa nga temat në këtë Samit. Padyshim, u përmend edhe puna e institucioneve të cilat e kanë dëshmuar veten si një partner i besueshëm dhe një aleat besnik i të gjitha shteteve të tjera demokratike”, ka shkruar Statovci.