Statovci reagon pas raportimeve për nepotizëm në “Trainkos”: Nuk e pasna ditë që kam djalë të axhës

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetje nga radhët e Listës Guxo ka reaguar ndaj raportimeve se djali i axhës së saj u emërua kryeshef i “TrainKos”.

“Nuk paskam qenë në dijeni që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos”, shkroi Statovci në Facebook.

“Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme”, theksoi ajo.

Të ngjashme