Stavileci: Barazia gjinore nuk mbrohet vetëm me kuotë

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Barazia dhe përfaqësimi gjinor nuk duhet të mbrohet vetëm me kuotë. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e të gjitha projekteve në mënyrë që potenciali dhe vlerat e gruas të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kështu ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në hapje të Konferencës Regjionale me temë “Arritjet dhe Sfidat e politikave për barazi gjinore në Kosovë ”, në kuadër të programit të  bashkëpunimit ndërkufitar me Republikën e Maqedonisë mbështetur nga  Bashkimi Evropian.

Ministri Stavileci me këtë rast tha se gruaja është pjesë e zhvillimeve pozitive të cilat duhet përfshirë në projekte më ambicioze për vendin

“Kemi shumë raste të dëshmuara ku për shkak potencialit dhe vlerave gruaja  ka qenë arkitekte e sukseseve që gëzon vendi ynë”,  tha ministri Stavileci duke shtuar se vendi nuk duhet mbetur peng i kuotave por duhet mbështetur vlerat që përfaqëson gruaja.

Duke folur për pjesëmarrjen e grave në sferën politike në vend, Stavilevci tha se në këtë aspekt, vazhdon të ketë disporpocion, porse tha se duhet ende punë dhe investime që femra ta zë vendim meritor në shtet dhe përgjithësi në shoqëri.

Besa Luzha, përfaqësuese e organizatës “Friedrich Ebert Stiftung”, tha se ka ngecje të shumta sa i përket përfaqësimit te femrës në sferën publike, ku sipas saj ka shumë pak gra në pozitat udhëheqëse, në të gjitha sferat.

Ajo tha se do të synojnë barazinë e plotë në të gjitha segmentet vendimmarrëse.

pamjw

Të ngjashme