Stavileci: Punësimi online i grave, kaptinë e re e ekonomisë

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 15:57 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë bërë ndarjen e certifikatave për vajzat të cilat e kanë përfunduar me sukses trajnimin Punësimi Online i Grave (WOW), ku prej 100 përfitueseve 57 gra kanë gjetur punë online.

Ministri Blerand Stavileci me këtë rast vlerësoi lartë Pilot Projektin WOW duke theksuar se kjo është një ndër iniciativat më të qëlluara në këtë sektor, që ka për qëllim punësimin e grave në TIK, e që njëherit shkon në linjë me synimin që këtë fushë ta vënë në prioritet.

“Duke parë se si po zhvillohen shtetet dhe shoqëritë e tjera, kemi menduar që përveç gjërave të mëdha, t’i bëjmë edhe disa projekte që mund të shpien në komuna të ndryshme të vendit tonë, në mënyrë që ato të jenë drejtpërdrejtë përfitues. Në rastin konkret ju që keni përcjell këtë projekt, zbatimi i të cilit ka mundësuar që një pjesë e madhe të përfitoni përvojë dhe do të keni mundësi të punësoheni”, tha Stavileci.

Ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që ka dhënë në këtë projekt që do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kuadër të projekteve të përbashkëta për sektorin e TIK-ut.

Zëvendësministrja Besa-Zogaj Gashi, vuri në dukje se të dhënat nga projekti janë shumë inkurajuese dhe që na japin fuqi që një projekt i tillë të përkrahet në të gjitha Komunat e Kosovës.

“Ky projekt tregon që vajzat tona mund të jenë model. Nga 100 përfituese sa kanë qenë  tashmë 57 prej tyre kanë gjetur punë online, të cilat kanë kontraktuar punë në shtetet e ndryshme. Ka rast që kanë arritur të kontraktojnë deri në tetë  kontrata pune online”, tha ajo.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Lundrim Ali, duke potencuar mbështetjen e këtij institucioni, ka përgëzuar MHZE-në për përpjekjet e vazhdueshme për të rritur nivelin e punësimit, marrë parasysh nivelin e lartë të papunësisë në vend, duke vlerësuar se përpjekja për të rritur punësimin e grave në Kosovë është shumë e rëndësishme.

Ndryshe, nga 99 pjesëmarrëset e para të certifikuara në kuadër të Pilot Projektit WOW, 51 vajza janë nga Komuna e Lipjanit dhe 48 nga Komuna e Gjakovës. Ky projekt përveç Prishtinës do të shtrihet shpejt edhe në komuna tjera.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore, tha se përkrah MZhE-në për të shtuar numrin e grave në Kosovë, duke marrë parasysh nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë.

“Sipas raporteve të statistikave të Kosovës vetëm 1/8 femër është e punësuar dhe përpjekje të tilla për të rritur punësimin e grave janë shumë të rëndësishme, po ashtu për të rritur dhe zhvilluar sektorin e teknologjisë informative dhe komunikimit, marrë parasysh dhe moshën mesatare të Kosovës në numrin më të ri që ka Kosova por edhe rritjen e ekonomisë digjitale në Botë”, theksoi ai.

Displaying Zv.Min. Zogaj-Gashi- Ndarja e Certifikatave WOW (2).JPGDisplaying Stavileci- Ndarja e Certifikatave WOW (1).JPGstaaaastavileci-111  stavileci-1

Të ngjashme