Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në mënyrë të veçantë t’a trajtojë sektorin e Teknologjisë Informative, duke e vendosur kështu si njërën nga fushat me prioritet, kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative.
Më tej, ministri Stavileci para të pranishmëve është zotuar se do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, duke kërkuar njëkohësisht edhe gatishmërinë e sektorit privat, atë të Akademisë si dhe palëve tjera të interesit.
Në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.
Nga të pranishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit është potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut, duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin në të ardhmen nga ku do të promovohej më shumë fusha e TIK-ut.
Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest, etj)