Pëfasqësuesit politikë të opozitës në Serbi vlerësojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiq si regjim.
Borko Stefanoviq nga e majta serbe, ka thënë se lufta kundër regjimit të Vuçiq do të jetë më e vështirë se ajo ndaj ish presidentit, Sllobodan Millosheviq, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.
Stefanoviq ka thënë se në serbi duhet të mbahen zgjedhje të drejta dhe të lira.
“Situata është shumë e qartë – ata duan që ta krijojnë një vend ku një njeri i vetëm mund të vendosë për gjithçka, ku institucionet janë në xhepin e brendshëm të një xhakete të shtrenjtë dhe duan të krijojnë media imagjinare ku ka vetëm një opinion”, ka thënë Stefanoviq.
Stefanoviq ka deklaruar se do të ndërmarrin veprime, pa bërë të ditur se cilat janë ato.
“Lëvizjet tona do të jenë të ndryshme, do të jenë origjinale dhe do të jenë të atilla që regjimi do t’ju përgjigjet”, ka thënë Stefanoviq duke theksuar se opozita do të jetë më e fortë tash se që ka qenë më 1990.