Stereotipet ndaj grave dhe hapat që duhet marr për t’i përmirësuar kushtet për to, ishte tema e panelit të dytë në kuadër të lansimit të projektit “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë mundësuar nga MCC/MCA Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se gratë në këtë sektor përballen me stereotipie nga më të ndryshmet ku u tha se atyre ju thyhet se “a mund të kryeni këtë punë”, “ku është burri”, “a mund të ngjiteni në shtyllë” etj.
Mimoza Krasniqi, eksperte e Energjisë, tha se gratë përballen me stereotipie, por se kohëve të fundit kjo gjë ka pësuar ndryshime. Sipas saj, në lidhje me këtë duhet që të ketë edukim të burrave.
Ajo tha se është e nevojshme që të ketë ndryshime në politikat mjekësore dhe që grave të iu mundësohet pushim mjekësor dhe pushimi i kujdesit ndaj fëmijëve të ndahet një lloj për të dy prindërit.
“Shumica e stereotipave vijën nga burrat. Ka stereotipie, janë më të buta kanë filluar të zbehen. Është bërë një punë shumë e mirë, burrat duhet të edukohen paralelisht me gratë. Është e jashtëzakonshme përkrahja edhe e partnerit, që me mundur me arrit qëllimet dhe tranzicionin që ne po e synojmë. Grave iu duhen mundësi të cilat janë adekuate për me u arritur barazia gjinore”, ka thënë ajo.
Diella Shabani, nga Fondi i Efikasitetit, tha se stereotipet e lartpërmendura i kanë përjetuar gratë në sektorin e energjisë.
“Fatkeqësisht këto stereotipie që i përmendet janë stereotipie që në sektorin e energjisë i kanë përjetuar dhe vazhdojnë që t’i përjetojnë gratë. Mendoj që janë që dramë tradicionale që shumë shpesh i nënvlerësojnë gratë për aftësitë që kanë dhe punën që mund ta bëjnë”.
“Mendoj që duhet të punojmë në këtë drejtim që gratë të përzgjedhin profesionet e tyre. Mendoj që kjo është një pikënisje për këto ndryshime”, ka thënë ajo.
Vesa Rezniqi-Pallaska, drejtoreshë për Përfshirje Gjinore dhe Sociale në MCA Kosovë, tha se në këtë konferencë është folur për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
Madje sipas saj, statistika nuk duhet të jenë numra por objektiva që duhet përmbushur.
“Përfitimet ekonomike që vijnë nga barazi gjinore në këtë sektor nuk janë vetëm numra, por janë objektiva që duhet me qenë objektiv për të gjithë ne që jemi këtu sot. Po flasim për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshëm për të gjithë”.
LEXONI EDHE: