Raheem Sterling ka zbuluar se ai ende luan me ish-skuadrën e tij në lojën e famshme elektronike FIFA.
Anësori emëroi Liverpoolin dhe PSG-n si dy klubet që ai përdor në lojë, në krahasim me klubin aktual Manchester City.
Sterling bëri kalimin nga ‘Reds’ te City në verën e vitit 2015, dhe ka vazhduar të bëhet një figurë kyçe për ekipin e Pep Guardiolës, përcjell lajmi.net.
24-vjeçari ende nuk është i mirëpritur nga shumë tifozë të Liverpoolit dhe në përgjithësi është fishkëllyer në udhëtimet e tij në ‘Anfield’ me Cityn, megjithëse në të kaluarën ka thënë se ende ka dashuri për ish-klubin e tij.
Megjithatë, ai mund të zemërojë disa tifozë të Cityt me zbulimin e tij të fundit në lidhje me klubet që ai përdor në FIFA.
Ai zbuloi për Daily Star: “Zakonisht Paris Saint-Germain, dhe unë nuk duhet ta them këtë, por Liverpool”.