Sterling, kërcënimi i madh i Liverpoolit në derbin ndaj Cityt

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Raheem Sterling, që dikur ishte pjesë e Liverpoolit, do të jetë kërcënimi më i madh për ekipin e Juergen Kloppit në përballjen kundër Manchester Cityt.

Derbi ndërmjet dy skuadrave të para në tabelë dhe atyre që pritet të kenë fjalën kryesore për titullin kampion, zhvillohet të dielën në “Anfield Road” prej orës 17:30. Është ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të të Premier Leagues, shkruan sot Koha Ditore.

Sterling këtë edicion është lojtari më në formë tek ekipi i Pep Guardiolas dhe tek ai janë shpresat për ta vendosur ndeshjen.

Liverpooli është lider me 31 pikë, gjashtë më shumë se kampioni në fuqi, City. Sterling në vitin 2012 debutoi për ekipin e parë të Liverpoolit, por pas tre vjetësh u transferua te City mes shumë polemikave. Tash, Sterling vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në Evropë. Këtë sezon ka shënuar 14 gola në të gjitha garat, ndërkohë vetëm në kampionatin anglez, shtatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme