Sterling para finales së Champions League: E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Raheem Sterling e sheh Manchester Cityn të pandalshëm para ndeshjes kundër Chelsea në finalen e së shtunës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiola po luan në një finale evropiane për herë të parë në histori.

Sterling beson në skuadrën e tij, pavarësisht se City humbi dy ndeshjet e fundit kundër Blueve të Thomas Tuchel.

“E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja të jem i sinqertë”, tha 26-vjeçari.

“Është një ndeshje ku pres një provë të vështirë, po pres gjithashtu që ne t’i shkojmë deri në fund”.

“Unë mendoj se kampi është mjaft i relaksuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme