Skuadra italiane, Inter përmes një video ka zyrtarizuar Steven Zhang si presidentin e ri të klubit.
“Kur unë mbyll sytë, shohë një qytet me aq shumë histori dhe që ende ka çfarë të shkruajë”, ka deklaruar Zhang, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.
26 vjeçari është djali i Zhang Jindong i cili zotëron shumicën e aksioneve të Interit përmes korporatës, Suning dhe tashmë bëhet presidenti më i ri ndonjëherë i Neruazzurëve.
Ai gjithashtu i jep fund periudhës pesë vjeçare të Erick Tohir, pasi që indoneziani është i gatshëm t’i shesë atij 31% të aksioneve.