Zhang dëshiron ta rikthejë Interin përsëri në majë të futbollit botëror

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Steven Zhang ka pretenduar se Suning Group po punon ‘pa u lodhur’ për ta rikthyer Interin në majën e futbollit botëror.

Sipërmarrësi kinez mori pjesë në një koncert për të festuar përvjetorin e pesëdhjetë të krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë.

Nga aty, presidenti i Interit foli për të ardhmen e klubit zikaltër, ku ka thënë se dëshiron ta kthejë klubin në majë të sukseseve.

“Sa më e fortë të jetë miqësia midis Kinës dhe Italisë, aq më e favorshme do të jetë lidhja për zhvillimin e të dy vendeve”, ka thënë fillimisht Zhang për Calciomercato.

“Suning pajtohet që njerëzit me ideale fisnike punojnë për të krijuar të ardhmen dhe do ta çojnë Suning në konsolidimin e bashkëpunimit me markat italiane”.

“Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të promovojmë menaxhim të zellshëm të Interit dhe do të punojmë pa u lodhur me ekipin për ta rikthyer Interin në majë”, përfundoi presidenti i klubit të madhe italiane.

Ndryshe, Interi përballet me Real Madridin në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza këtë mbrëmje. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme